Marrëveshje historike për Gjibraltarin, BE dhe Britania lehtësojnë kalimin kufitar pas Brexit

Marrëveshje historike për Gjibraltarin, BE dhe Britania lehtësojnë kalimin kufitar pas Brexit

Komisioni Europian dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan zyrtarisht traktatin për statusin e Gjibraltarit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet pas Brexit. Marrëveshja synon të lehtësojë lëvizjen mes Gjibraltarit dhe Spanjës, duke shmangur një pjesë të kontrolleve kufitare që u vendosën pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Sipas saj, banorët e Gjibraltarit do të mund të hyjnë në Spanjë vetëm me kartën e rezidencës, ndërsa qytetarët spanjollë do të kalojnë kufirin duke përdorur kartën e identitetit. Ndërkohë, udhëtarët që hyjnë në Gjibraltar do t’i nënshtrohen kontrolleve të pasaportës si nga autoritetet britanike të territorit, ashtu edhe nga autoritetet spanjolle. Komisioneri europian Maroš Šefčovič e cilësoi marrëveshjen historike, duke theksuar se ajo do t’u japë fund pengesave për rreth 15 mijë persona që kalojnë...