Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka deklaruar se është arritur një tekst përfundimtar i dakorduar për një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, paqja nuk ka qenë kurrë më afër se tani. Sharif tha se Pakistani po bashkëpunon ngushtë me të dyja palët për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Ai gjithashtu akuzoi disa aktorë për përhapje dezinformatash me qëllim sabotimin e marrëveshjes. Ndërkohë, Donald Trump i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se marrëveshja është pozitive dhe se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës. Sipas televizionit izraelit Channel 12, Trump e ka bërë këtë deklaratë gjatë bisedës së tyre të fundit telefonike. Një burim amerikan tha se Netanyahu foli pak gjatë telefonatës, pasi e kuptoi se nuk kishte mundësi...
Burimi:
javanews.al