Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Televizioni shtetëror iranian ka bërë të ditur se ekipi negociator i Republikës Islamike do të udhëtojë për në Zvicër për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me marrëveshjen e përkohshme që lidhet me konfliktin aktual. Sipas raportimit të transmetuesit shtetëror, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagahei, ka konfirmuar se delegacioni do të marrë pjesë në takimet e planifikuara në Zvicër. Udhëtimi ishte planifikuar fillimisht për të premten, por u anulua për arsye të pa specifikuara. Njoftimi i ri erdhi vetëm pak kohë pas deklaratës së komandës së përbashkët ushtarake iraniane. Ndërkaq, komanda e përbashkët ushtarake e Iranit deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur sërish, duke e justifikuar masën me “sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban”. Ngushtica e Hormuzit është një...