Marrëveshja e Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në fokus të takimeve të kongresmenëve amerikanë
Dy kongresmenë amerikanë do të zhvillojnë sot takime të ndara me përfaqësues të Lëvizjes Studentore shqiptare dhe me liderë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se në fokus të takimit të kongresmenëve Keith Self dhe Suhas Subramanyam, do të jenë shqetësimet lidhur me, siç vlerësohet nga pjesëmarrësit, përpjekjet për rrënimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimin e të drejtave të shqiptarëve. Sipas informacioneve të mediave maqedonase, takimi pritet të zhvillohet në orën 17:30 në Prishtinë, ku aktualisht janë dy kongresmenët amerikanë. Në takim do të marrë pjesë edhe Mevlan Ademi së bashku me përfaqësues të studentëve që kanë organizuar protestat e fundit për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe zbatimin e të drejtave kushtetuese e ligjore....
Burimi:
javanews.al