Marine Le Pen dënohet me 3 vite burg, ‘sfidon’ vendimin: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Marine Le Pen dënohet me 3 vite burg, ‘sfidon’ vendimin: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Marine Le Pen FRANCË-Liderja e së djathtës ekstreme franceze, Marine Le Pen, është shpallur fajtore dhe është dënuar me tre vjet burgim, nga të cilat dy vjet janë me kusht, ndërsa një vit do ta vuajë në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik. Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë 12-vjeçare. Vëmendja kryesore ishte përqendruar te ndalimi për të mbajtur poste publike. Gjykata vlerësoi se një pjesë e dënimit ishte vuajtur tashmë gjatë periudhës pas vendimit të shkallës së parë dhe, si rrjedhojë, uli kohëzgjatjen e ndalimit nga funksionet publike. Kjo e bën kalendarin gjyqësor të përputhshëm me një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të pranverës së vitit 2027, duke lënë...