Marco Rubio në Vatikan, takim me Papën për “të qetësuar gjakrat” me Donald Trump

Marco Rubio në Vatikan, takim me Papën për “të qetësuar gjakrat” me Donald Trump

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, takohet sot në Vatikan me Leonin e XIV në një përpjekje për të zbutur tensionet pas kritikave të përsëritura të Donald Trump ndaj papës së parë amerikan. Trump e akuzoi më herët Papën “për mbështetje të armatuimit bërthamor” dhe se po vendos në rrezik shumë katolikëve me qëndrimin e tij kundër luftës në Iran. Kreu i diplomacisë amerikane u përpoq ta minimizonte krisjen e raporteve mes Trump dhe Papës Leoni, e tha për gazetarët përpara nisjes se kritikat e fundit të presidentit lidhen thjesht me kundërshtimin e mundësisë që Irani të zotërojë armë atomike. E vërteta, shkruan “The Guardian”, është se marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Uashingtonit nuk kanë qenë kurrë kaq të tensionuara. Në muajin prill, Trump iu...