Mamdani e kërcënoi, por Trump ‘jep besën’: Netanyahu nuk do të arrestohet në Amerikë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet gjatë qëndrimit të tij në territorin amerikan, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani. “Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë formë, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke vlerësuar gjithashtu rolin e Netanyahut gjatë luftës me Iranin. Deklarata e presidentit amerikan vjen dy ditë pasi Mamdani, në një intervistë për New York Times, tha se po zhvillohen diskutime për mundësinë ligjore të arrestimit të Netanyahut nëse ai merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. “Besoj se vendi i kryeministrit Netanyahu është në Hagë. Ai...
Burimi:
ntv.al