Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se në kuadër të samitit të investimeve “Zgjidh Francën”, u ra dakord për investime të huaja rekord me vlerë 93 miliardë euro, të cilat do të krijojnë më shumë se 15,000 vende të reja pune në vend. Sipas tij, janë rënë dakord për gjithsej 71 projekte investimi të kompanive të huaja në Francë, raporton “Figaro”. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume i referohet projekteve afatgjata, përfshirë investimet nga Softbank japoneze, e cila njoftoi investime prej rreth 45 miliardë eurosh deri në vitin 2031, kryesisht në zhvillimin e qendrave të të dhënave dhe infrastrukturës dixhitale. Vlera totale e paketës së investimeve të dakordësuar në takimin në Paris, siç u tha, tejkalon shumën kumulative të të gjitha investimeve nga tetë...