Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca mbështet armëpushimin në Liban, pas njoftimit se është arritur një marrëveshje në Washington. “Ne mbështesim armëpushimin midis Libanit dhe Izraelit, si dhe të gjitha masat që synojnë rivendosjen e paqes, luftimin e aktiviteteve terroriste dhe respektimin e plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit”, tha ai. Duke folur në një konferencë shtypi në Mal të Zi, Macron tha se është krijuar një mekanizëm koordinimi midis SHBA-së dhe Francës për të planifikuar armëpushimin dhe “për të monitoruar e garantuar zbatimin e tij”. Presidenti francez shtoi se Franca dëshiron të “vlerësojë mjetet për rivendosjen e sovranitetit libanez, që ushtria libaneze të rifitojë monopolin mbi përdorimin e armëve”, duke sugjeruar që Hezbollah të dorëzojë armatimet e veta tek ushtria libaneze. Macron...
Burimi:
vizionplus.tv