Lundrimi i anijeve/ SHBA kërkon nga Irani garanci publike: Duam siguri për…
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për lundrim dhe të zotohet se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare, pas incidenteve të fundit në këtë rrugë detare strategjike. Kërkesa vjen pasi tre anije cisternë komerciale u sulmuan në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar një përshkallëzim të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit. Sipas mediave amerikane, zyrtarë iranianë u kanë komunikuar homologëve amerikanë se të shtënat ishin rezultat i një gabimi dhe ia kanë atribuar incidentin një grupi të brendshëm të linjës së ashpër. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet iraniane nënkuptojnë përfundimin e armëpushimit, megjithëse theksoi se bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit do të vazhdojnë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian,...
Burimi:
ntv.al