LUFTA s’ka mbaruar! SHBA sulmon objektivat e Iranit, Teherani: Do të përgjigjemi

LUFTA s’ka mbaruar! SHBA sulmon objektivat e Iranit, Teherani: Do të përgjigjemi

FOTO ILUSTRUESE SHBA- Ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, duke goditur një objekt ushtarak në Bandar Abbas, qyteti-port strategjik në jug të vendit. BBC shkruan se sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve, forcat amerikane rrëzuan edhe katër dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa objekti i goditur po përgatitej të lëshonte një tjetër dron. Sulmet vijnë në mes të një armëpushimi të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit dhe negociatave të zgjatura për t'i dhënë fund luftës tremujore që ka bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit dhe ka rritur çmimet globale të energjisë. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni “nuk është ende i kënaqur” me ecurinë e bisedimeve. Është hera e dytë brenda tre ditësh që SHBA-të kanë sulmuar objektiva në Iran, duke thënë se sulmet u kryen në vetëmbrojtje....