Lufta Rusi-Ukrainë/ NATO rrëzon dronin që fluturonte mbi Letoni, një tjetër dron shpërthen në Moldavi
Ditën e sotme, një avion i NATO-s rrëzoi një dron që fluturonte mbi Letoni, njoftuan Forcat e Armatosura Letoneze, sipas raporteve të mediave lokale. Raporti shpjegon gjithashtu se rreth orës 9:20 të mëngjesit, Forcat e Armatosura Kombëtare lëshuan një paralajmërim në lidhje me komunat Ludza, Balvi dhe Alūksne, në pjesën lindore të vendit, në lidhje me një kërcënim të mundshëm për hapësirën e tyre ajrore, shpjegon raporti. Ndërkohë më pas gjatë ditës së sotme, një dron u rrëzua dhe shpërtheu në Moldavinë lindore, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz. Ky është incidenti më i fundit i këtij lloji në vendin që kufizohet me Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Incidenti vjen pasi Rumania, një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s që kufizohet me Moldavinë dhe...
Burimi:
javanews.al