Lufta në Ukrainë/ Putini forcon kushtet për paqe, nuk pranon më lëshime territoriale
Rusia nuk është më e gatshme të kthejë disa nga territoret e pushtuara në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës dhe synon t’i mbajë ato si zona tampon përgjatë kufirit, raporton Bloomberg, duke cituar burime pranë Kremlinit. Sipas tre personave të njohur me qëndrimin e Moskës, presidenti rus Vladimir Putin mbetet i vendosur të marrë nën kontroll të plotë rajonin lindor të Donetsk-ut përmes operacioneve ushtarake. Në të njëjtën kohë, Rusia synon të mbajë edhe zonat e pushtuara në rajonet Sumy dhe Kharkiv, pranë kufirit rus, si pjesë e strategjisë së saj të sigurisë. Burimet thonë se Putini ka hequr dorë nga ideja e lëshimeve territoriale, pasi Kremlini i interpreton deklaratat gjithnjë e më të ashpra të administratës amerikane si dëshmi...
Burimi:
ntv.al