Lufta në Lindjen e Mesme, Rusia bën thirrje për paqe: Palët të gjejnë një rrugë politike dhe diplomatike sa më shpejt

Lufta në Lindjen e Mesme, Rusia bën thirrje për paqe: Palët të gjejnë një rrugë politike dhe diplomatike sa më shpejt

Rusia shpreson që palët e përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme të rikthehen në “rrugën politike dhe diplomatike” sa më shpejt të jetë e mundur midis SHBA-së dhe Iranit. Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Zakharova theksoi nevojën për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe mjeteve diplomatike. Deklarata vjen në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Top Channel