Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran

Egjipti njoftoi sot (18 prill) se po punon ngushtë me Pakistanin në një kornizë që synon të sigurojë një paqe të qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Lajmi u dha nga Ministri i Jashtëm i vendit, Badr Abdelati (foto kryesore). Ai u shpreh se Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite “po koordinojnë një përpjekje më të gjerë rajonale të përqendruar në parandalimin e një përshkallëzimi të ri dhe përgatitjen e terrenit për një marrëveshje sigurie pas luftës”. Gjithashtu ka theksuar rëndësinë e “mbrojtjes së shteteve të Gjirit dhe stabilizimin e tregjeve të energjisë, zinxhirëve të furnizimit dhe sigurisë ushqimore”.