Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan
Sipas burimeve iraniane të cituara nga CNN, të hënën në Islamabad, Pakistan, do të mbahet një raund i dytë i negociatave të paqes midis delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë konfirmuar programimin e këtyre bisedimeve. Raundi i parë i negociatave mes dy vendeve u zhvillua të shtunën e kaluar në 11 Prill, pa një ‘produkt’ konkret në lidhje me një marrëveshje, por palët u larguan të hapura për të vijuar bisedimet. Gjatë kësaj jave që po mbyllet Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet kanë vijuar dhe ato janë pozitive, ndërsa vetë Presidenti i SHBA, ka pretenduar të premten se Irani ka pranuar të dorëzojë sasinë e uraniumit që disponon, deklaratë që është hedhur poshtë nga burime të regjimit...
Burimi:
javanews.al