Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori mbështetjen e liderëve të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë për kërkesën e tij që Ukraina dhe Rusia të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim. Mbështetja u konfirmua pas një takimi të zhvilluar në Londër mes Zelensky-t, kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz. Në deklaratën e përbashkët, liderët theksuan se mbështesin dialogun e drejtpërdrejtë mes Kievit dhe Moskës, me pjesëmarrjen aktive të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane, me synimin për të arritur një armëpushim dhe për të hapur rrugën drejt negociatave të mëtejshme për paqe. Sipas deklaratës, vija aktuale e frontit duhet të shërbejë si pikënisje për bisedimet, ndërsa u ritheksua se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë. Pak...