Lojë force ndaj Iranit, SHBA justifikon sulmet, Teherani paralajmërohet për përshkallëzim
Mesazhi i Uashingtonit duket i qartë nëse Teherani nuk përshpejton arritjen e një marrëveshjeje sipas kushteve amerikane, situata mund të përshkallëzohet dhe të kalojë në një ofensivë më të gjerë ushtarake. Në të njëjtën kohë, Izraeli ka shtuar sulmet kundër Hezbollahut, pavarësisht diskutimeve që edhe kjo organizatë të përfshihet në marrëveshjet e paqes. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për sulme të ashpra, çka tregon se rajoni mbetet larg stabilitetit. Situata u tensionua edhe më shumë pasi delegacionet diplomatike u larguan nga Pakistani dhe forcat amerikane në Gjirin Persik nisën lëvizje që u interpretuan si përgatitje për një sulm të mundshëm. Më pas, Donald Trump njoftoi papritur se një marrëveshje paqeje ishte afër, por zhvillimet e fundit tregojnë se negociatat janë ende shumë të brishta dhe larg...
Burimi:
top-channel.tv