Lituania paralajmëron: Rusia mund të inskenojë një sulm me “flamur të rremë” në vendet baltike

Lituania paralajmëron: Rusia mund të inskenojë një sulm me “flamur të rremë” në vendet baltike

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Robertas Kaunas, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke shqyrtuar skenarë provokues me të ashtuquajturin “flamur i rremë” ndaj vendeve të NATO-s në rajonin e Baltikut. Sipas ministrit, autoritetet lituaneze nuk kanë informacion për një datë konkrete të një veprimi të tillë, por situata po monitorohet nga afër në bashkëpunim me Poloninë dhe aleatët e tjerë të NATO-s. “Ne po vlerësojmë dhe monitorojmë nivelin e kërcënimit“, deklaroi Kaunas, cituar nga transmetuesi publik lituanez LRT. Ndërkohë, sipas raportimeve të agjencisë BNS dhe medias lituaneze 15min, një nga skenarët që besohet se po shqyrtohet nga Moska është përdorimi i dronëve të prodhimit ukrainas, të kapur ose të modifikuar, për të goditur infrastrukturë kritike në rajonin baltik. Një sulm i tillë do të synonte...