Lindja e Mesme në prag të një përshkallëzimi të ri, Izraeli godet Iranin pas sulmeve me raketa të Teheranit
Një përshkallëzim i ri dhe i rrezikshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme u shënua mbrëmjen e 7 qershorit, pasi Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme, duke zbehur shpresat për një armëpushim dhe duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal. Tensionet nisën pasi Irani lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit, në atë që Teherani e paraqiti si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të mëparshme izraelite. Menjëherë pas kësaj, Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në Iranin perëndimor dhe qendror. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), avionët luftarakë goditën një sërë objektivash ushtarake në territorin iranian. Mediat lokale raportuan shpërthime në Teheran, Tabriz dhe Isfahan, ndërsa sulmet u konfirmuan edhe nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) përmes agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA....
Burimi:
syri.net