Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

Yasser Abbas, djali i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, është zgjedhur në një post drejtues në partinë Fatah, duke shtuar spekulimet për një tranzicion të mundshëm të pushtetit në krye të Autoritetit Palestinez. Sipas zyrtarëve të Fatah-ut, biznesmeni 64-vjeçar fitoi një vend në Komitetin Qendror të partisë, organi më i lartë vendimmarrës, gjatë konferencës së parë të përgjithshme të zhvilluar pas gati një dekade. Ndërkohë, siç shkruan Reuters, Mahmoud Abbas, 90 vjeç, do të vijojë të mbajë postin e kryetarit të Fatah-ut. Zgjedhja e Yasser Abbas vjen në një moment delikat për politikën palestineze, ndërsa po shtohen diskutimet mbi pasardhësin e presidentit aktual, i cili qeveris prej më shumë se dy dekadash dhe mandati i të cilit ka skaduar që në vitin 2009. Në foto, Yasser Abbas dhe...