Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale: Nëse vdes, bëj diçka edhe më të çmendur
Një letër satirike që pretendohet se i është lënë nga Donald Trump zëvendëspresidentit JD Vance në rast vdekjeje është bërë virale në mediat amerikane, pasi u publikua nga Daily Beast. Dokumenti u përmend fillimisht nga Sebastian Gorka, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat i afërt i Trump, gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”. Sipas Gorkës, Trump i kishte lënë “udhëzime sekrete” JD Vance në rast se ai “vritej” gjatë kohës që ishte në detyrë. Edhe pse Gorka nuk dha detaje për përmbajtjen, Daily Beast publikoi tekstin e plotë të letrës, e cila është shkruar në stil ironik dhe me tone provokuese. Në letër, Trump imagjinon vdekjen e tij dhe i jep udhëzime Vance për mënyrën si duhet të organizohet trashëgimia e tij...
Burimi:
top-channel.tv