Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan
Përshëndetje nga Uashingtoni, ku presidenti amerikan Donald Trump pretendon se ka arritur t’i japë fund me sukses luftës me Iranin – një zhvillim që, sipas tij, mund t’u kursejë republikanëve pasoja politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit këtë nëntor. Por sapo u mbyll një front në Iran, një tjetër u hap brenda vendit. Këtë herë, presidenti u përball me algat në Pellgun Reflektues të Memorialit të Lincoln-it, i cili është kthyer sërish në ngjyrë të gjelbër, pavarësisht një rinovimi prej 14 milionë dollarësh që përfshinte lyerjen e basenit me “blu të flamurit amerikan”. Ndërkohë, “gjëja më e rëndësishme e parëndësishme në botë” po zhvillohet në këtë anë të Atlantikut: Kupa e Botës e FIFA-s. Bosnja dhe Hercegoina po merr pjesë për herë të parë pas 12...
Burimi:
ntv.al