“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në fund të qershorit 2026, duke u tërhequr nga posti i saj për arsye familjare.Në një letër drejtuar Presidentit Donald Trump, Gabbard shpjegon se bashkëshorti i saj, Abraham, është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit të kockave, duke e detyruar atë të largohet nga jeta publike. “Fatkeqësisht duhet të dorëzoj dorëheqjen time, efektive më 30 qershor 2026… Në këtë moment duhet të tërhiqem për të qenë pranë bashkëshortit tim dhe për ta mbështetur në këtë betejë,” thuhet në letrën e saj. Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, gjatë javëve të fundit kanë qarkulluar zëra se Gabbard po planifikonte largimin, megjithëse ajo kishte mohuar më herët se...