Lajm i mirë për tregjet e naftës, Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se anijet kanë nisur të lëvizin sërish nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë, e cila u përball me kufizime dhe tensione të forta pas nisjes së konfliktit me Iranin. Përmes një reagimi publik, Trump tha se shumë prej mjeteve lundruese që po kalojnë nëpër ngushticë janë të ngarkuara me naftë, duke siguruar se rruga detare është tashmë e sigurt. “Anijet po fillojnë të lëvizin”, deklaroi Trump, duke shtuar se shumë prej tyre “janë të ngarkuara me naftë” dhe se korsia e transportit detar është “plotësisht e sigurt dhe e paprekur”. Një ditë më parë, presidenti amerikan u kishte bërë thirrje kompanive detare të rifillonin aktivitetin, duke deklaruar se: “Ndezni motorët dhe...
Burimi:
javanews.al