Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

OKB SHBA- Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027. Më poshtë janë kandidatët që deri më tani kanë shpallur kandidaturën për të pasuar sekretarin e përgjithshëm në largim të OKB-së, Antonio Guterres. RAFAEL GROSSI Rafael Grossi, 65 vjeç, diplomat karriere nga Argjentina, ka qenë gjatë gjashtë vjetëve të fundit drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) - organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së. Grossi udhëhoqi negociatat për të ruajtur pjesë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Teheranin, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo marrëveshje në vitin 2018. Kritikët e tij thonë se ai ka bërë lëshime të tepërta, në...