“Kurthi i Hormuzit”, Trump përballë krizës që po i del jashtë kontrollit

“Kurthi i Hormuzit”, Trump përballë krizës që po i del jashtë kontrollit

Presidenti amerikan, Donald Trump, po përpiqet të dalë nga ajo që po cilësohet si “Kurthi i Hormuzit”, një situatë e ndërlikuar që është thelluar prej javësh, edhe për shkak të presioneve politike dhe ushtarake në rajon. Sipas raportimeve, SHBA-të kanë njoftuar një raund të ri bisedimesh direkte me delegacionin iranian në Islamabad të Pakistanit. Megjithatë, nga ana iraniane është dhënë një përgjigje e prerë se nuk do të marrin pjesë, duke e bërë situatën edhe më të paqartë. Ajo që bie në sy është se SHBA-të duken më të nxituara për të arritur një marrëveshje. Arsyeja lidhet me faktin se strategjia fillestare amerikane nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Përpjekja për të ushtruar presion maksimal ndaj Iranit dhe për të ndryshuar ekuilibrat politikë në Teheran...