Kulmon pelegrinazhi i Haxhit, mijëra besimtarë myslimanë luten në malin e shenjtë të Arafatit në Mekë
Besimtarët myslimanë janë mbledhur këtë të martë në malin Arafat, pranë Mekës, në kulmin e pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, ndërsa temperaturat e larta kanë shkuar pranë 40 gradë Celsius. Që në orët e para të mëngjesit, pelegrinët e veshur me të bardha recitonin vargje nga Kurani në kodrën shkëmbore 70 metra të lartë, ku sipas traditës islame, profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit. Vullnetarët shpërndanë ujë, çadra mbrojtëse nga dielli dhe pako ushqimore për dhjetëra mijëra besimtarë që ngjiteshin drejt malit Arafat. Mbi 1.5 milionë persona kanë marrë pjesë këtë vit në pelegrinazh, pavarësisht tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Sipas mediave iraniane, më shumë se 30 mijë iranianë kanë arritur në Mekë, shumë më...
Burimi:
top-channel.tv