Kryeparlamentari iranian: SHBA-të po shkelin armëpushimin

Kryeparlamentari iranian: SHBA-të po shkelin armëpushimin

Kryetari i parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet e muajit të kaluar me SHBA-të, tha se këto të fundit kanë rrezikuar sigurinë e transportit detar dhe energjisë në Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në X këtë mëngjes, pas nisjes së “Operacionit Liria” nga Donald Trump të hënën, Mohammad Ghalibaf akuzon SHBA-të për “shkelje të armëpushimit” dhe “vendosje të një bllokade” në Ngushticë. Ai e përfundon postimin duke paralajmëruar se “status quo”-ja është “e papranueshme” për SHBA-të, ndërsa thotë se Irani “madje nuk ka filluar ende”.