Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet me SHBA mbahen sekrete!
Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i parlamentit dhe kreu i delegacionit negociues të Iranit, u kthye nga Katari në Iran rreth mbrëmjen e sotme, raportoi transmetuesi shtetëror IRIB në Telegram. Vërehet se ekipi negociator iranian mbërriti dje në kryeqytetin e Katarit, Doha, si pjesë e përpjekjeve të ndërmjetësimit që synojnë arritjen e një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Iranit. Kujtohet se delegacioni përfshinte Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araqchi dhe kreun e Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati. Një prani që, sipas analistëve, sinjalizoi se bisedimet u përqendruan edhe në asetet e ngrira iraniane, të cilat Teherani dëshiron t’i shohë të lirohen si pjesë e çdo marrëveshjeje me Uashingtonin.
Burimi:
vizionplus.tv