Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Kroacia i përgjigjet Vuçiçit: Po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes saj, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk e bind aspak Kroacinë. Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi. Zyrtarët e Zagrebit kanë theksuar se ministri Ivan Anushic e ka sqaruar se dokumenti nuk ka të bëjë me aktivitete luftarake, por shërben si një kornizë bashkëpunimi teknik, shkëmbim dijesh dhe koordinim mes industrive të mbrojtjes për stabilitetin rajonal. Në deklaratën e ministrisë kujtohet gjithashtu pakti i vitit 2010 mes Serbisë dhe Kroacisë, duke vënë në dukje se presidenti serb qëllimisht nuk po e përmend këtë dokument, i cili është më gjithëpërfshirës dhe më i detajuar se deklarata trepalëshe...