Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

Kriza prek Ryanair? Shefi ekzekutiv paralajmëron rrezikun e furnizimit me karburant dhe rritjen e kostove

Shefi ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se kompania dhe tregu evropian i aviacionit po përballen me pasiguri lidhur me furnizimin me karburant për avionët (kerosen). Sipas tij, aktualisht furnizimet janë të garantuara vetëm deri në fund të muajit maj, ndërsa për muajt qershor, korrik dhe gusht nuk ka ende siguri të plotë. O’Leary thekson se në Evropë nuk ka mungesë të menjëhershme të karburantit për avionë, pasi normalisht ekzistojnë rezerva prej rreth 7 deri në 8 javësh. Megjithatë, ai paralajmëron se tensionet gjeopolitike, sidomos në Lindjen e Mesme dhe rreziku i bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, mund të ndikojnë në furnizime dhe të krijojnë mungesa të pjesshme. Ai shton se disa kompani nafte po japin garanci vetëm deri në fund të majit dhe...