Krim makabër në Holandë, 15-vjeçarja dyshohet se vrau prindërit dhe u dërgoi foto shokëve të klasës

Krim makabër në Holandë, 15-vjeçarja dyshohet se vrau prindërit dhe u dërgoi foto shokëve të klasës

Një ngjarje tronditëse ka shokuar Holandën, pasi një vajzë 15-vjeçare nga Groningen është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë me thikë prindërit e saj dhe më pas ka shpërndarë fotografi nga vendi i krimit te shokët e klasës përmes një aplikacioni. Sipas mediave holandeze, viktimat janë Johan dhe Mathilde, të dy 53 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur në banesën e tyre të enjten e kaluar. Autoritetet raportojnë se të dy kishin marrë plagë të shumta me thikë. Hetimet paraprake tregojnë se adoleshentja dyshohet se ka sulmuar edhe qenin e familjes, një Golden Retriever, i cili mbeti i plagosur. Gjendja e kafshës nuk është bërë ende e ditur.Rasti ka marrë përmasa edhe më shqetësuese pasi, sipas gazetës holandeze De Telegraaf, 15-vjeçarja ka fotografuar vendin...