Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një lloj të ri vaksine, përbërësi kryesor i së cilës është projektuar tërësisht nga inteligjenca artificiale (AI). Sipas studiuesve, kjo është hera e parë që një antigjen i krijuar nga AI testohet te njerëzit. Vaksina synon të ofrojë mbrojtje ndaj të gjithë familjes së koronaviruseve, duke përfshirë variantet e COVID-19 dhe viruset që qarkullojnë te kafshët e që mund të shkaktojnë pandemi të ardhshme. Studiuesit përdorën kodet gjenetike të koronaviruseve të ndryshme, të mbledhura nga programe monitorimi të kërcënimeve virale. Më pas, inteligjenca artificiale analizoi të dhënat dhe krijoi një “super-antigjen” të aftë të trajnojë sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar një gamë të gjerë virusesh, edhe nëse ato pësojnë mutacione. Profesori Jonathan Heeney, drejtues i projektit,...
Burimi:
opinion.al