Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj Iranit ishte përgatitje për një sulm edhe më serioz
Izraeli mbetet në gatishmëri të plotë operacionale për një rifillim të mundshëm të armiqësive me Iranin, tha shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit ( IDF ), gjenerallejtënant Eyal Zamir, duke argumentuar se sulmi i fundit izraelit ndaj Teheranit ishte një përgatitje për një goditje edhe më të gjerë dhe të rëndë. Siç raportohet nga Times of Israel, Zamir u shpreh se përpjekjet e Iranit për të “imponuar ekuacione të reja” në rajon nuk do të kenë sukses dhe paralajmëroi se Izraeli është gati të përshkallëzojë më tej operacionet e tij ushtarake kundër Republikës Islamike. Gjatë vizitës së tij në një stërvitje ushtarake, Zamir tha se “përpjekja iraniane për të diktuar ekuacione dhe për të ndryshuar realitetin do të dështojë”. Në të njëjtën...
Burimi:
vizionplus.tv