Zgjedhjet/ KQZ: Deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata

Zgjedhjet/ KQZ: Deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata

Kosova E Shtunë, 6 Qershor 2026 15:01 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit deri në mesditë me pjesëmarrjen e votuesve në procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet në Kosovë. Deri në orën 13:00 kanë votuar gati gjysma e shtetasve të regjistruar për votim fizik në ambasada e konsullata në 18 vende të botës. “Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë janë hapur për votim edhe përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.