Tragjike/ Vinçi zë poshtë dy persona, 20-vjeçari vdes në vendngjarje

Tragjike/ Vinçi zë poshtë dy persona, 20-vjeçari vdes në vendngjarje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prishtinë ku një 20-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, e një tjetër thuhet se ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas mediave vendase, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se një vinç është shembur në një vendpunishte, duke rënë nga një lartësi e madhe e duke shkaktuar kështu ngecjen e dy të rinjve nën rrënoja. Menjëherë pas ngjarjes autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshja është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për të mbajtur në jetë të rinjtë, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Fatkeqësisht thuhet se ai ka dhënë frymën e fundit në vendin e ngjarjes....