Ashtu qysh e do hasmi/ Kreshnik Spahiu trondit me deklaratën e tij për Kosovën dhe Albin Kurtin

Ashtu qysh e do hasmi/ Kreshnik Spahiu trondit me deklaratën e tij për Kosovën dhe Albin Kurtin

Kosova po përballet me një krizë të thellë politike dhe institucionale, e cila sipas juristit Kreshnik Spahiu po krijon një situatë të favorshme për Serbinë. Spahiu e cilësoi gjendjen në Kosovë si “të turpshme” dhe kërkoi që përgjegjësia për zgjidhjen e krizës t’i atribuohet kryesisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Për të përshkruar situatën, Spahiu iu referua një formule të Gjergj Fishtës: “Qysh është Kosova sot, është ashtu siç e do hasmi.” Sipas tij, kriza e zgjatur institucionale është pikërisht një skenar që do t’i interesonte Beogradit. Spahiu argumenton se Kosova prej një periudhe të gjatë nuk ka arritur të krijojë një stabilitet të plotë institucional, ndërsa Kuvendi është përballur vazhdimisht me ngërçe politike. Spahiu: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë Spahiu ia atribuon Kurtit përgjegjësinë...