Aksident i trefishtë në Kosovë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Aksident i trefishtë në Kosovë, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kliqinë, në rrugën Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Megjithatë, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.