“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe ditën e sotme kanë qëndruar para objektit të Qeverisë për të kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit. Këtij tubimi sot iu bashkua edhe Rinia Demokratike e Kosovës. Deputetët e PDK-së prej disa ditësh po qëndrojnë në hyrje të qeverisë, për ta ndaluar hyrjen e Kurtit me arsyetimin se është kryeministër ilegal. Aty deputetja Vlora Çitaku tentoi të hyjë brenda ndërtesës së Qeverisë, por nuk u lejua nga sigurimi i objektit. Përfaqësuesi i të rinjëve të PDK-së, Resul Suma tha se kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen e të rinjve. Ai u shpreh se çdo ditë e institucioneve të bllokuara është një arsye më shumë që...