Tha se do ta kishte spastruar etnikisht, Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç
Kosova E Mërkurë, 15 Korrik 2026 09:23 Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviç, pasi tha disa ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Kështu ka bërë me dije të martën ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla. Sveçla njoftoi se ka nënshkruar vendimin për t’ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Kosovë apo kalimin nëpër të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale. Ai tha se me deklaratat e saj, Paunoviç ka “ritheksuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve”. “Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Sllobodan Millosheviç, i njohur edhe si...
Burimi:
kohajone.com