Tensione në Kuvendin e Kosovës, Kryeministri Albin Kurti qëllohet me vezë
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është qëlluar me vezë nga një deputete e opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend. Kurti po fliste në Kuvend në lidhje me takimet me liderët e partive politike për arritjen e një marrëveshjeje. Pas këtij incidenti, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndërpre punimet e seancës. Mësohet se ka qenë deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Lideri i LVV-së ka kërkuar sërish kohë shtesë për propozimin e emrit të kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ajo që po ndodh në Kosovë nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Kryeministri Albin Kurti e ka dërguar Kosovën tre herë në zgjedhje parlamentare brenda 18 muajve vetëm se i do tëgjitha pushtetet. Sot është...
Burimi:
kohajone.com