Serwer: Amerika që ka admiruar dikur Kosova, nuk ekziston më

Serwer: Amerika që ka admiruar dikur Kosova, nuk ekziston më

Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara që Kosova ka admiruar dhe është përpjekur t’i marrë si model nuk janë më në pushtet, duke vlerësuar se administrata aktuale përfaqëson një shkëputje nga tradita liberale demokratike që ka karakterizuar SHBA-në pas Luftës së Dytë Botërore. Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Serwer ka thënë se “Amerika” që shumë vende evropiane e kanë parë si shembull vazhdon të ekzistojë, por jo në qeverisje. “Duhet ta kuptoni se SHBA-ja që ka ekzistuar, që e keni admiruar, që donit ta imitonit, ‘L’America’, nuk është në pushtet sot. Nuk është se nuk ekziston. Ekziston… Amerika juaj ende ekziston në shumë vende, por nuk është në pushtet”, tha ai. Sipas Serwerit, kjo është hera...