Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës
Kuvendi i Kosovës pritet të konstituohet në seancën plenare të kësaj të enjte (6 gusht) që nis në orën 10:00, në ditën e fundit të afatit kushtetues për përmbylljen e këtij procesi. Konstituimi i legjislaturës së re do t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja, ndërsa vëmendja mbetet te sfidat kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e presidentit. Procedurat do të nisin me formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve dhe pas miratimit të raportit të këtij komisioni, deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, përveç konstituimit të Kuvendit, vëmendja është përqendruar edhe te procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit. Ekspertët e së drejtës kushtetuese paralajmërojnë se mungesa e një...
Burimi:
javanews.al