“Reçaku II”, pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për krime lufte
Fotografi nga aksioni i sotshëm, e publikuar nga institucionet e sigurisë. Pesë persona janë arrestuar të dielën gjatë një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin e të arrestuarve apo veprat konkrete për të cilat dyshohen, ndërsa kanë paralajmëruar se më shumë informacione do të bëhen të ditura në një konferencë për media që do të mbahet më vonë. Rasti “Reçaku II” lidhet me hetimet për krime lufte që rrjedhin nga ngjarjet në fshatin Reçak të Shtimes gjatë luftës në Kosovë. Më herët, Prokuroria Speciale kishte ngritur...
Burimi:
kohajone.com