Pse u shty shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi me vendimin e panelit gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë për ta shtyrë për të paktën dy muaj shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare thonë se shtyrja është e zakonshme për një çështje të kësaj shkalle. Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor – i cili nisi para gjashtë vjetëve me arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi – po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi. Aktgjykimi pritej të shpallej në mesin e këtij muaji, rreth tre muaj pas përfundimit të gjyqit...
Burimi:
kohajone.com