Protestë për “Zvërnecin” në Kosovë, tubimi përpara ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë
Protestat kundër projektit në Zvërnec janë shtrirë edhe në Kosovë. Një tubim u mbajt para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për të kundërshtuar atë që aktivistët e konsiderojnë pushtim të hapësirave publike dhe të zonave të mbrojtura natyrore. Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën thirrje si “Shqipëria është e jona jo e oligarkëve”, duke shprehur kundërshtimin ndaj projekteve të planifikuara në Zvërnec dhe jo vetem. Ditët e fundit, Shqipëria është përfshirë nga protesta kundër projektit ne Zvernec.
Burimi:
vizionplus.tv