Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje
Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte. Në konferencën për media të mbajtur pas operacionit, prokurori special Ilir Morina bëri të ditur se arrestimet janë kryer në bazë të urdhrit të gjykatës. “Kemi ekzekutuar urdhrin e gjykatës, me ç’rast kemi arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut”, deklaroi Morina.Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se të arrestuarit janë serbë, shtetas të Kosovës, ndërsa një person tjetër i dyshuar nuk ka arritur të arrestohet. Spahiu bëri të ditur se gjatë operacionit janë...
Burimi:
kohajone.com