Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët amerikanë mesazhe mbështetjeje për shqiptarët në rajon
Ardhja e delegacionit të Kongresit amerikan në Kosovë dhe Luginën e Preshevës po cilësohet si një mesazh i mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shqiptarët në rajon dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Delegacioni, i përbërë nga kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, po zhvillon vizitë në rajon me kërkesë të organizatës Albanians for America. Sipas vlerësimeve të bëra gjatë vizitës, kjo paraqet një dëshmi të angazhimit të vazhdueshëm amerikan për paqen, stabilitetin dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan, në një periudhë kur rajoni përballet me sfida të shumta politike dhe të sigurisë. Vizita vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, pak para proceseve të reja politike dhe zgjedhore, ndërsa është theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten kyçe...
Burimi:
vizionplus.tv