DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën 24-vjeçares dhe dy fëmijëve në Postribë, çatia u shemb dhe i zuri poshtë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, viktima, Bleona Çelaj, ndodhej në banesë së bashku me dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, kur dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit. Paraprakisht mësohet se në momentin kur 24-vjeçarja ka ndezur bombolën e gazit, ajo ka shpërthyer menjëherë, duke shkaktuar zjarr dhe pasoja fatale. Si pasojë e shpërthimit, është shembur edhe çatia e banesës, duke i zënë nën rrënoja nënën dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën në vend. Familja ishte kthyer së fundmi nga Gjermania dhe kishte shkuar...
Burimi:
vizionplus.tv